Musliu kërkon nga ZRrE-ja t’i lirojë nga pagesa e rrymës kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së

06 prill 2023 | 11:30

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për shtrenjtimin e rrymës duke theksuar se ky vendim nuk i prekë qytetarët në veri të vendit.

Musliu ka hedhur kritika në drejtim të qeverisë se i ka lënë pasdore kategoritë e dala nga lufta, prandaj ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta.

Ajo ka thënë se shtrenjtimi i rrymës është gjë e papranueshme në këtë kohë krize.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës 15 për qind. Rritja tarifore do të jetë për të gjitha kategoritë. Shtrenjtimi i rrymës në kohën kur qytetarët po ballafaqohen me luftën e tyre për rezistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm për qytetarët e vendit. Shtrenjtimi nuk i prek qytetarët në veri të Mitrovicës që vazhdojnë të jenë të privilegjuar nga kjo qeveri e vendit tonë”.

“Me këtë vendim shkelen të drejtat e qytetarëve të Mitrovicës Jugore. Me këtë shtrenjtim bëhet diskriminim në baza etnike është deklaruar edhe KMDLNj”, ka thënë deputetja Musliu.

Në këtë kontekst, Musliu ka kërkuar nga ZRrE-ja të lirojë nga pagesa kategoritë e dala nga lufta, pasi siç është shprehur e kanë “të pamundur të jetojnë me 170 euro”.

“Sot kam kërkesë që ka të bëjë me një kategori të ndjeshme dhe të çmuar, siç janë kategoritë e dala nga lufta që nga kjo qeveri janë lënë pasdore në çdo aspekt. Kërkoj nga ZRrE-ja të lirojë nga pagesa e faturës së rrymës kategoritë e dala nga lufta”,  ka thënë ajo.

Deputetja Musliu ka thënë se veteranët e UÇK-së po prangosen për shkak të mospagesës së rrymës, ndërsa qytetarët serbë nuk e paguajnë asnjë cent për rrymën.

“Është e papranueshme që të shohësh duke u prangosur veteranë e invalidë të UÇK-së në pamundësi për të paguar rrymën, si arrestimi i Besim Musës nga Mitrovica. Në pamundësi të pagesës u prangos… Veteranët si Besimi të prangoset ndërsa jo larg lagjes ku jeton ai janë mijëra qytetarë serbë që nuk paguajnë asnjë cent për rrymën e shpenzuar”, ka theksuar Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Zafir Berisha Kosova në këto memente gjendet përballë një…