Hoxha, deputetëve: Të bëhemi bashkë për ta mbrojtur UÇK-në
06 prill 2023
| 11:59
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, nga foltorja e Kuvendit ka përkujtuar të rënët në masakrën e Rezallës.
Më tutje, Hoxha ka kërkuar nga deputetët që të bëhen bashkë për t’i ndihmuar krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Në vend se të kërkojmë drejtësi për krimet e luftës, duhet të kërkojmë drejtësi për çlirimtarët tanë. Kosova duhet të jetë bashkë në mënyrë që mos të bëhet padrejtësia e radhës. Më kishte marrë malli me pa Kosovën ashtu, andaj dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit (në Marshin për drejtësi)”.
“UÇK-ja na ka mbrojtur në kohë të vështira, andaj ne duhet të bëhemi bashkë ta mbrojmë në këto ditë të vështira”, ka thënë Hoxha.