Chelsea rikthen Lampardin

06 prill 2023 | 12:09

Frank Lampard dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje dhe legjenda e “Bluve” do jetë trajneri i ri i klubit nga “Stemford Bridge” të paktën për dy muajt e ardhshëm.

Lampard zë kështu vendin e të shkarkuarit Potter, teksa edhe vetë pësoi të njëjtin fat pak javë më parë nga Evertoni. Ky është një rikthim për Lampardin te Chelsea, pasi më herët i drejtoi në 84 ndeshje nga të cilat arriti 44 fitore por u shkarkua pas pesë humbjeve në kampionat.

Në aventurën e parë, Lampard e dërgoi skuadrën në finalen e FA Cup. Me 14 pikë larg katër skuadrave më të mirë, Chelsea e gjen veten në vendin e 11-të në Premier Ligë. Debutimi i tij pritet të shtunën kundër Wolves në transfertë, para se të mërkurën e 12 prillit të përballet me Real Madridin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur në Kuvendin e…