Komisioni përfundon punën për reformën zgjedhore, propozimet shkojnë për miratim në Kuvend

06 prill 2023 | 12:34

Kryetari i Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se ky komision ka përfunduar punën për reformën zgjedhore.

Tahiri ka treguar se propozimet e këtij komisioni do të shkojnë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

“Si kryetar i Komisionit Ad-Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, jam shumë lumtur që pas një angazhimi serioz e përmbajtjesor, sot përmbyllëm punën e komisionit duke përfunduar të gjitha propozimet që do t’i shkojnë Kuvendit për miratim. Pas një angazhimi sistematik për muaj me radhë, duke iu përgjigjur një klime të debatit tematik e gjithëpërfshirës rreth reformave, kemi ndërtuar një konsensus normativ që sistemin zgjedhor të Kosovës e avancon në një dimension të ri, duke iu përgjigjur kërkesës për transparencë, demokraci e besim, paralelisht me aderimin në standardet ndërkombëtare e demokratike bashkëkohore”.

“Jam shumë mirënjohës ndaj të gjitha grupeve parlamentare për konstruktivitetin dhe kohezionin e plotë me të cilin iu kemi qasur reformave, si rezultat i të cilit, sot kemi arritur ta përmbyllim një proces vital për demokracinë në vendin tonë. Shpresoj shumë që edhe Kuvendi do t’i trajtojë e formalizojë së shpejti propozimet e reformës zgjedhore, si një hap drejt fuqizimit të demokracisë dhe rritjes së sigurisë e cilësisë së proceseve zgjedhore demokratike”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin…