ShSKUK-ja për gjashtë muaj ofroi 6 milionë shërbime shëndetësore

03 gusht 2018 | 15:54

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, para anëtarëve të Bordit drejtues të këtij shërbimi ka paraqitur raportin gjashtëmujor të vitit 2018.

Duke prezantuar statistikat e punës, Sejdiu ka njoftuar anëtarët e Bordit drejtues se në periudhën janar – qershor të këtij viti janë ofruar 3.6 milionë shërbime, 444 mijë ditë shërimi.

Po ashtu ai ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe në ShSKUK kanë qenë të shtrirë 83 mijë pacientë.

Më tutje, ai ka bërë me dije se për gjashtë muaj janë kryer 21 mijë operacione dhe janë ofruar 675 mijë shërbime ambulantore.

Sejdiu ka thënë se në këtë periudhë kohore janë ofruar 1.4 milion shërbime (parametra) laboratorike për 247 mijë pacientë.

Gjatë periudhës janar – qershor kanë ndodhur 10 886 lindje, 61 893 shërbime të dializës, janë kryer 647 stentime, 1 159 koronarografi dhe 104 operacione kardiokirurgjike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka pritur të…