Drejtoresha e ShSKUK-së viziton Klinikën e Neonatologjisë, informohet me punën në këtë klinikë

06 prill 2023 | 13:23

Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Narqize Arënliu-Hoxha, me drejtor dhe stafin e klinikave të QKUK-së, ka vizituar Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga drejtoresha e kësaj klinike, dr. Hajrije Ismaili si dhe stafi shëndetësor.

Qëllimi i kësaj vizite ishte të informohet rreth punës, sfidave dhe nevojave të kësaj klinike, si dhe për të vlerësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kjo klinikë.

Gjatë takimit me stafin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Narqize Arënliu-Hoxha, diskutuan për përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga kjo klinikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Milwaukee siguron matematikisht kreun e renditjes në Konferencën…