Tahiri i AAK-së tregon cila është puna e vetme që ka bërë qeveria Kurti për dy vjet

06 prill 2023 | 13:44

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se për dy vjet në krye të ekzekutivit, të vetmen punë që e ka bërë qeveria Kurti është lidhja e fshatit të Arben Gashit me atë të Bekë Berishës, duke aluduar në ndërtimin e një ure në Saradran të Istogut.

“Një gjë e di që e ka bërë kjo qeveri është lidhja e fshatit të Arben Gashit me atë të Bekë Berishës”, ka thënë Tahiri, raporton “EO”.

Tahiri, ka adresuar një mori kritikash për qeverinë Kurti.

Sipas tij, qeveria Kurti ka dështuar në të gjitha fushat e brendshme dhe te jashtme.

“Kosova kurrë s’ka qenë më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Krizat e brendshme kanë reflektuar drejtpërdrejt në dobësimin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Raporti i Departamentit Amerikan ka vërtetuar se kjo qeveria tani ka afera korrupitive të vërtetuara në këtë raport”, ka thënë ai.

Para deputetëve ai ka prezantuar edhe një projekt-rezolutë. “Rezoluta e jonë i parasheh 10 pika. Kjo është një alarm, një zile për kryeministrin dhe kabinetin e tij, të cilët unë nuk di çka kanë me thanë kur të dalin në këtë foltore. Më e pakta që mund të bënte është sjellja e një raporti për punën dyvjeçare për Kuvendin që e ka obligative”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri aktual i Romës, Jose Mourinho thuhet se ka marrë…