Llapi merr një goditje të fortë nga FIFA

06 prill 2023 | 15:53

Klubi i futbollit Llapi e ka pësuar sot goditjen e radhës. Llapjanët e kanë futur veten në telashe për shkak të borxheve të pashlyera.

Derisa pak javë më parë, iu lakua emri për kurdisje të mundshme ndeshjeve përmes shkrimeve të publikuara nga mediet franceze, tash klubi llapjan e ka marrë një “shuplakë” nga FIFA, e cila ka vendosur t’ia bëjë “ban” regjistrimin e lojtarëve vendorë dhe të atyre të huaj.

Ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit ka ardhur si pasojë e borxhit të pashlyer që ia ka klubi nga Podujeva ish-trajnerit të ekipit të të rinjve, Alan Clark, i cili fillimisht kishte zbarkuar në “Zahir Pajaziti” si këshilltar i trajnerit Tahir Batatina.

Ky është veç fillimi pasi, nëse Llapi nuk i shlyen borxhet ndaj trajnerit Clark, hapi i radhës do të jetë dënimi me heqje të 6 pikëve, e më pas vendimi më drastik, përjashtimi nga liga elitare e futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se ujërat mes çiftit dhe Efit brenda shtëpisë së…