Lajm i mirë për Juven, rikthen Pogba dhe Bonucci

06 prill 2023 | 16:11

Allegri mund të buzëqeshë në prag të sfidës me Lazion në fundjavë të vlefshme për Serie A. Dy lojtarë të rëndësishëm të bardhezinjve mund të jenë gati për të shtunën në mbrëmje.

Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin dhe Paul Pogba që janë stërvitur me pjesën tjetër të grupit dhe shumë shpejt mund të jenë nën urdhrat e trajnerit të Juventusit.

Me rikthimin e mbrojtësit italian dhe mesfushorit francez, kjo do të thotë se Allegri do të ketë për herë të parë ekipin e plotë këtë sezon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla…