Rrëmuja në ndeshjen Juve-Inter, këto janë dënimet
06 prill 2023
| 16:58
Në ndeshjen mes Juventusit dhe Interit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë u krijua një rrëmujë mes futbollistëve ku nuk munguan grushtet.
Gjykata sportive në Itali e ka dënuar futbollistin e Juventusit, Juan Cuadrado me tri ndeshje moslojë.
Ndërsa me nga një ndeshje moslojë janë dënuar futbollistët e Interit, Samir Handanoviq dhe Romelu Lukaku.