Macron: Mbështetem te Kina për ta sjellë në vete Rusinë

06 prill 2023 | 18:06

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar homologut të tij të Kinës, Xi Jinping, që të ndihmojë në ndalimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, raportoi BBC-ja.

Macron i ka thënë Xi-së se mbështetet tek ai për ta sjellë në vete Rusinë.

“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta sjellë Rusinë në vete dhe për t’i sjellë të gjithë përsëri në tryezën e negociatave”, ka thënë ai.

Xi nga ana tjetër ka thënë se dy vendet e tyre kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur paqen botërore.

Macroni po qëndron në një vizitë zyrtare në Kinë, e cila po zhvillohet pas përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Presidenti francez ka kërkuar gjithashtu të forcojë lidhjet tregtare. Atij i bashkohet edhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilën e ftoi të merrte pjesë në bisedimet me udhëheqjen kineze, si dhe një delegacion të madh biznesi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka kritikuar…