“E vërtetë me axhin”, deputeti i PDK-së, Kastrati bën shou në Kuvend me premtimet e Kurtit

06 prill 2023 | 20:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, foli për premtimet e Qeverisë Kurti sa ishte në kërkim të votës, dhe bëri një krahasim me se sa prej tyre i kanë përmbushur.

Ai tha se qeverisja e tyre shumë lehtë matet përmes premtimeve, që sipas tij, nuk i kanë mbajtur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kastrati përmendi premtimet për punësim, për banesat për çiftet e reja, dhe ndërtimin e çerdheve, si disa prej premtimeve që kryeministri Kurti dhe qeveria e tij nuk i kanë përmbushur plotësisht.

“Shumë e thjeshtë është me strukturu edhe me e matë përmes premtimeve, premtimet çka i keni pasë dhe ku jeni sot. Punësim dhe drejtësi, rrenë. Punësim po por për tezaka, për qika të hallave, të motrave, kjo nuk është drejtësi. 4,000 banesa çifteve, rrenë, asnjo, zero. 1,600 çerdhe thanë sot 4 janë ndërtu, 14 në ndërtim, edhe 1 mijë vjet me këtë ritëm s’i bëni 1,600. Bankë zhvillimore? Rrenë. Fond sovran? Rrenë. Sigurime shëndetësore? Rrenë, as penj s’keni në spitale për operacione. S’ka me pasë privatizim? Valë-valë po ju shkojnë privatizimet, si valët e detit”, tha Kastrati në foltoren e Kuvendit, transmeton reporteri.net

Më tutje, deputeti opozitar vendosi t’iu bëjë një kuiz deputetëve në sallë, për të parë të vërtetat ose gënjeshtrat në dy vitet e fundit të qeverisjes.

Këtë, Kastrati tha se po e bën pasi ndoshta deputetët ishin mërzitur nga debatet e shumta të ditës.

“Koeficienti, ka zbritë paga në sektorin publik? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë me axhin, e vërtetë. Rryma, është shtrenjtu dy herë gjatë qeverisjes së juaj? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë Arben, bravo. Nuk ka korrupsion? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë, Martini. A ka emigrim masiv? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë me axhin. A ka rritje të çmimeve? E vërtetë apo rrenë? E vërtetë, me axhin. Zajednicë, a ka qe dy vjet? Po, ka. Edhe kjo është shumë e vërtetë, me axhin”.

“Sepse kjo është qeverisje e rrencave, është qeverisje e mashtruesve”, përfundoi deputeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinion nga Ramiz Lladrovci UÇK është adn-ja që solli epokën më…