Limaj: Avokati im Karim Khan lëshoi urdhërarrest për Putinin

06 prill 2023 | 21:26

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka treguar se gjatë përballjes së tij me drejtësinë ndërkombëtare, Gjykata ia kishte caktuar pas nëntë muajve avokat, britanikun Karim Khan i cili këtë vit ka lëshuar urdhërarrest për presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan Gazeta10.

Karim Khan para një viti ishte emëruar Kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

9 muaj nuk kam pasur as vokat. Avokati që më caktoi Gjykata, sot i ka ngritur urdhërarrest Putinit për krime lufte”, tha Limaj në Politiko.

“Unë disa muaj s’kam pasur avokat. Nëntë muaj. Se kemi ditë asnjë sen. S’kemi ditë ku jemi. Karim Khan mu më është caktuar nga gjykata. Nuk kam besuar. Kur kam shku unë, kam thanë ishalla jemi të parët dhe të fundit.”, tha Limaj në Politiko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish luftëtari i UÇK-së dhe ish gardisti i TMK-së, Arben…