Ekonomia gjermane do të rritet pak këtë vit

06 prill 2023 | 21:34

Vjeshtën e kaluar, një grup institutesh parashikuan një rënie prej 0.4 për qind të aktivitetit në ekonominë më të madhe të Evropës.

Në vitin 2024, ekonomia duhet të rritet me 1.5 për qind, kanë llogaritur ata, duke ulur me 0.4 për qind parashikimin nga vjeshta e kaluar.

Rënia në muajt e dimrit duket se ka qenë disi më e butë se ç’pritej vjeshtën e kaluar, tha të mërkurën kreu i institutit ifo, Timo Wollmershäuser.

Arsyeja kryesore është një rënie më e lehtë e fuqisë blerëse falë çmimeve më të ulëta të energjisë.

Reklama

Studiuesi i ifo megjithatë paralajmëron se inflacioni duhet të bjerë në gjashtë për qind këtë vit, nga 6.9 për qind e vitit të kaluar.

Presionet inflacioniste do të zbuten vetëm vitin e ardhshëm, kur norma e inflacionit duhet të bjerë në 2.4 për qind.

Ndryshe, katër institutet kryesore ekonomike gjermane, ifo, Instituti Halle për Kërkime Ekonomike, Instituti Kiel për Ekonominë Botërore dhe Instituti RWI–Leibniz për Kërkime Ekonomike, publikojnë parashikime të përbashkëta dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se liderëve të…