Donika e “trentë”

07 prill 2023 | 00:05

Shkruan: Kimete Berisha

Përderisa një burrë nordik nuk të ka quajtur yll, ti nuk e ke ditur që je yll, dhe siç ndodh rëndom, ylli e kupton e fundit që është yll.

Këqyr mirë se mund të mos jesh vetëm yll. Se ka edhe ‘yll me bisht’ (që i thonë, kometë),

Më afër mendsh ti je Diell, se edhe dielli është yll, bile më i vogël se krejt yjet.

Ylli nuk shkëlqen në të vërtetë…!

Yjeve ua dhanë shkëlqimin rrenat e poezisë, që në të vërtetë, në të gjitha aspektet na kanë marrë në qafë (sidomos në dashuri, që përdoret si ‘mjeti’ kryesor i mashtrimit).

Këqyr mos po këqyr me ta marrë shkëlqimin nordiku.

Burrat zakonisht kur duan të të mashtrojnë, shprehen të habitur e të mahnitur me ‘personin tënd:

‘O Zot, a është e mundur! Ku ke qenë deri tash moj’, demek habitet se a është e mundur të ekzistojë një ‘fenomen’ si ti.

Normal ky trik është më i vjetër se Romeo.

Dhe se krejt burrat mashtrojnë njësoj, me të njëjtat fjalë, e ne e dimë, por aq shumë na pëlqen të jemi ‘yje’, sa që vullnetarisht pranojmë të mashtrohemi.

Prandaj, bjeri vetes mbas, herife  se:

Ose nuk është normal nordiku, ose ka qëllime ‘të errëta’ ndaj teje (të shikon si Yll), ose ti s’je normal.

Se, të mendosh për veten që je yll, pa qenë, nuk është mirë.

Nëse një nordik tjetër të thotë që je ‘vrima e zezë’ e një galaktike, ti beson, me siguri, veç kryesorja vendodhja jote me qenë në kozmos, kurse shtikllat me t’u end nëpër Prishtinë.

Me t’thënë të drejtën mor yll, ti ende krehërin nuk di ta përdorësh në mënyrë profesionale.

Krejt çfarë di ti është ta mbrosh Martinin, yllin e hajnisë.

P.S. E zëvendësi i I-rë i Albin Kurtit,

Besnik Bislimi më mirë po sillet kur nuk po i fshin këpucat.

Iu ka bë merak epshi i grave: pse ndodh epshi, sa është as shumë, as pak epsh – po tamam epsh.

Sot e kishte për detyrë t’i jepte fund dilemës: ‘të kesh apo të mos

kesh epsh’, prandaj e pyeti deputeten e opozitës se ‘pse ti ke kaq shumë epsh’ – seksual po kuptohet, se epshi tjetër punë s’ka…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një tokë në Maqitevë të Suharekës dikush gërmoi pasi…