Policia shton masat e sigurisë në rrugët afër shkollave

07 prill 2023 | 08:46

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Trafikut Rrugor është duke mbajtur aktivitete të ndryshme për sigurinë rrugore në shkolla. Njësitë policore të trafikut rrugor në zonat afër shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus do të kenë intervalet kohore ku janë më të ngarkuar më vijimin e mësimit nga nxënësit.

Angazhimet policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojnë në bashkërendim me autoritet arsimore si në nivel të drejtorive komunale të arsimit ashtu edhe në atë të drejtorive të shkollave.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, thotë për Radio Kosovën se tashmë është vitit i tetë që Policia e Kosovës ligjëron nëpër të gjitha institucionet shkollore për sa i përket njohurive për trafikun.

“Respektimin e rregullave të sinjalizimit në udhëkryqe,trotuare apo edhe në shkolla edhe aty ku ka mungesë të vendkalimeve. Janë shumë aktivitete që Policia e Kosovës i ndërmerr për sigurinë e nxënësve në trafikun rrugor”, deklaroi Rexhepi.

Rexhepi sqaron se me projektin ‘Siguria rrugore në shkolla” janë  përzgjedhur nxënësit e klasave të 12-ta si shoferë potencialë.

“Në këtë lloj projekti numri i pjesëmarrësve shkon diku 7 mijë deri në 8 mijë. Kjo jep mundësi të raporteve dhe hulumtimit se ku është siguria në trafikun rrugor te klasat e 12-ta apo edhe në institucionet shkollore”, tha ai.

Nol Dedaj, ekspert i trafikut, thotë se projekti “Siguria rrugore në shkolla” është i mirëseardhur por që projektet e tilla duhet të organizohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit.

“Po me vjen mirë që kanë projekte të tilla edhe pse Policia nuk ka financa të zhvillojë projekte madhore. Ata duhet t’i mësojnë nxënësit e shkollave te mesme çka janë aksidentet, si shkaktohen, dhe cilët janë personat që përfundojnë me fatalitet”, tha Deda.

Ndryshe angazhimet policore për ofrimin e sigurisë si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve të tjera, do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor. /RTK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Google Earth, platforma e Google e aksesueshme përmes ueb-it dhe…