Konjufca: Kushtetutshmëria jonë është në formësim e sipër

07 prill 2023 | 10:43

Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për Ballkan ka organizuar konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”.

Në këtë konferencë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se kushtetutshmëria e Kosovës është ende në formësim e sipër.

Sipas tij, Kosova ishte projekt ndërkombëtar dhe vendës.

Sipas Konjufcës, rregullimi i të drejtave të njeriut dhe të pakicave që ekzistojnë në Kushtetutën e Kosovës mund të marrin mësim edhe vendet e tjera.

Ai tha se tani Kosova është në një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm kushtetues, raporton “Ekonomia Online”.

“Kushtetuta jonë ishte produkt i fazave nëpër të cilat kaloi Kosova. Kushtetutshmëria jonë është në formësim e sipër. Sepse po flasim për një trashëgimi kushtetuese”, ka thënë ai.

Konjufca ka shtuar se kur Kushtetuta fillon që të funksionoj shihet se ka probleme në ecje, e po ashtu, sipas tij, pjesë të ndryshme kanë interpretime se si duhet me funksionuar. “E ndër vite ato edhe ndryshojnë, kjo falë demokracisë. Kosova shumë shpejt do të futet në një fazë të stabilitetit më të qëndrueshëm kushtetues”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, i ftuar nga…