Për një javë 1 175 gjoba për kundërvajtësit në trafik

07 prill 2023 | 10:54

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 31 mars dhe 7 prill, në vazhdën e implementimit të planeve operativ “Siguria në trafikun rrugor” dhe “Sezoni dimëror” kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Në kuadër të këtyre planeve njësitet e komunitetit nga Stacione Policore të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit edhe gjatë kësaj jave kanë mbajtur ligjëratë nëpër shkolla fillore me temën “Siguria në trafikun rrugor” ku pjesëmarrës në këto ligjërata ishte një numër i madh i nxënësve të cilët u njoftuan me rregullat dhe morën njohurit e duhura për sjelljet në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 175 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarrë aktivitete edhe në hetimin e dymbëdhjetë aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetim në dymbëdhjetë aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, dhe janë konfiskuar tetëmbëdhjetë patentëshoferë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, Grupi për…