Mbappe del kundër PSG-së për reklamën: Nuk është Kylian Saint Germain

07 prill 2023 | 11:12

PSG-ja kishte vendosur në qendër të reklamës së rinovimit të biletave sezonale për sezonin e ardhshëm sulmuesin Kylian Mbappe.

Ky veprim i klubit francez nuk i ka pëlqyer aspak Mbappe-së, pasi ylli i njohur mendon se të gjithë meritojnë vëmendje dhe fokusi nuk duhet të jetë te një person.

“Sapo jam përfshirë në promovimin e reklamës së klubit për sezonin 2023-2024. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbajtjen e kësaj gjëje. Dukej si një intervistë bazë gjatë një dite marketingu në klub. Unë nuk jam dakord me këtë video të postuar. Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por në asnjë mënyrë nuk është ‘Kylian Saint-Germain’”, ka shkruar sulmuesi francez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe…