Krasniqi: PDK-ja ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor

07 prill 2023 | 12:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se për më shumë se një dekadë, partia që drejton ka qenë e hapur dhe e angazhuar për të reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë, me qëllim të avancimit strukturor dhe përmbajtjesor të proceseve elektorale, si një parakusht për demokraci të qëndrueshme, pushtete të përgjegjshme dhe institucione të ligjshme.

Ai ka mirëpritur përmbylljen me sukses të propozimeve legjislative për realizimin e kësaj reforme dhe ka përgëzuar anëtarët e Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, të kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për punën e madhe, kohezionin politik e përkushtimin përtej partiak për të avancuar këtë segment vital të demokracisë.

“Kjo reformë tashmë është në procedura parlamentare dhe së shpejti do të miratohet për t’i dhënë vulë përfundimisht vullnetit politik koncensual që e kemi arritur”, ka theksuar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina dhe Bashkimi takohen sonte në Prishtinë në ndeshjen e…