Shumë klube e kërkojnë reprezentuesin e Kosovës, Toni Domgjoni

07 prill 2023 | 12:09

Toni Domgjoni me prejardhje nga Bishtazhini i Gjakovës, i lindur në Kroaci, i cili momentalisht është pjesë e klubit holandez Vitesse, ka marrë sinjale nga skaut të ndryshëm për të ndërruar ambient. Domgjoni është duke u kërkuar nga shumë klube gjermane të BundësLiga 2, Bundesliga 1, duke përmendur Shtutgardin, Leverkusenin, Verder Breneni, Mainc 05, Hamburg, por edhe ekipet turke të Super ligës si dhe Mallorka spanjolle.

Domgjoni gjatë karrierës së tij ka luajtur për klubin e qytetit të lindjes Slaven Belupo e më pas në Zurich dhe së fundmi në Vitesse. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij, Domgjoni është ftuar nga kombëtarja zvicerane dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e reja të shtetit Helvetik.

Pas paraqitjeve të mira Domgjoni ka ra në sy edhe të kombëtares shqiptare si dhe të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Domgjoni pasi ka marrë ftesën e shtetit ku i kanë lindur prindërit ai pa hezitim ka hequr dorë nga kombëtarja helvetike, dhe para se të pranonte të luante për Shqipërinë ai ka zgjedhur Kosovën, në vitin 2021. Domgjoni ka 3 paraqitje dhe ka shënuar një gol për përfaqësuesen e Kosovës.

I pyetur nga “Epoka e re” se kënd e ka idol në futboll, Domgjoni është përgjigjur “Unë e kam idol Ronaldon, por pozicioni im si mesfushor ofensivë nuk më jep mundësi të arrij atë që e shoh tek Ronaldo”.

Mesfushori shqiptar, Toni Domgjoni është duke luajtur në ligën holandeze dhe ka një paraqitje të mirë edhe pse klubi nuk po gjënë rehatinë me stafin teknik. Vitesse për momentin është ne vendin e 14 të Eredivises Holandese.

Kush është Toni Domgjoni?

Shqiptari 24 vjeçar ka lindur në Koprivnica të Kroacisë, ku e ka filluar edhe karrierën si futbollist.

Ai si fëmijë ka luajtur për klube si Sleven Belupo dhe Koprivinca para se të kalonte te Zurich.

Ai me klubin zviceran luajti në të gjitha kategoritë e reja, derisa sa e bëri debutimin në ekipin A në 11 prill 2018.

Te ekipi i parë i Zurich luajti për tre vite, ku kishte 106 paraqitje duke shtuar edhe 7 gola dhe duke dhuruar 7 asistime.

Verën e kaluar ai është transferuar te Vittesse, ku deri më tani ka bërë shumë paraqitje.

Mesfushori i ri, ka luajtur për kategoritë e reja të Zvicrës në U-18, U-19, U-20 dhe U-21.

“Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni është futbollisti i radhës që i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Domgjoni ish-futbollist i FC Zurichit dhe i ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të origjinës, duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që kontributin e tij ta japë në ekipin kombëtar të vendit të tij”, kishte shkruar Agim Ademi me 1 tetor të vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e sektorit publik do të pushojnë katër ditë radhazi.…