Bashkimi për kampion, Prishtina për barazim

07 prill 2023 | 12:55

Prishtina dhe Bashkimi takohen sonte në Prishtinë në ndeshjen e katërt finale në kuadër të “play-off”-it.

Aktualisht rezultati në seri është 2:1 në favor të KBF Bashkimit dhe në rast të triumfit, skuadra e KBF Bashkimit sonte mund të shpallet kampione e Superligës së femrave. Ndërsa nëse KBF Prishtina barazon serinë në 2:2 me një fitore eventuale, finalja e pestë do të zhvillohet në Suharekë të martën e ardhshme.

Bashkimi ka arritur fitore në ndeshjen e parë të “play-off”-it me rezultat 92:76, pastaj Prishtina e barazoi serinë, pasi arriti fitore në finalen e dytë me shifra 79:66. Bashkimi fitoi ndeshjen e tretë e cila u mbyll me vetëm një pikë diferencë 70:69.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se…