Kurti dhe Bislimi takohen me ambasadorët e Quint-it, bisedojnë për zbatimin e marrëveshjes bazike me Serbinë

07 prill 2023 | 14:14

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka takuar ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e vendeve të Quint-it dhe përfaqësuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

Në takim është diskutuar për procesin e zbatimit të marrëveshjes bazike me Serbinë dhe planin e zbatimit të adoptuar me 18 mars ndërmjet të dyja shteteve.

Kurti dhe Bislimi kanë informuar përfaqësuesit diplomatikë mbi rezultatet e takimit të fundit në Bruksel me 4 prill, dhe pritjet e tij nga ky proces në javët dhe muajt në vazhdim.

Ndërsa ambasadorët kanë shprehur përkushtimin e tyre të plotë për zbatim gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar që procesi i anëtarësimit të Republikës se Kosovës në Këshillin e Evropës dhe pranimi i aplikimit të Republikës së Kosovës në BE të procedohet me shpejtësi si dy veprime fillestare të partnerëve tanë, që do të duhej të derivojnë nga dakordimi rreth marrëveshjes bazike dhe aneksit të zbatimit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i CFR Cluj, Dan Petrescu ka folur fjalë të…