Japonia do të sigurojë 7.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

07 prill 2023 | 14:26

Qeveria e Japonisë ka premtuar se do të sigurojë 7.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën në të cilën vazhdojnë sulmet e Rusisë.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, në kuadër të takimeve në Bruksel është takuar me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, shkruan “Anadolu”.

Hayashi ka bërë me dije se qeveria japoneze ka premtuar se do të sigurojë 7.6 miliardë dollarë ndihmë që përfshin sektorë të ndryshëm për Ukrainën në të cilën Rusia vazhdon sulmet e saj.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i cili do të kryesojë Samitin e Liderëve të G-7 që do mbahet në muajin maj, ka ftuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy që të marrë pjesë online në samit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesut Ozil u tërhoq nga futbolli disa ditë më parë…