Kosova mundi Letoninë

07 prill 2023 | 14:34

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Women’s Cup Sofia 2023”, që po mbahet në Bullgari.

“Dardanet” e mposhtën Letoninë, me rezultat të ngushtë, 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Donjeta Halilaj, me një gjuajtje të fortë nga distanca, në minutën e 27-të.

Futbollistet e Kosovës gjatë tërë ndeshjes ishin më kërkuese dhe krijuan më shumë raste shënimi, por nuk arritën t’i finalizojnë ato. Kësisoj, Kosova në ndeshjen finale të këtij turneu do të luajë kundër Bullgarisë, e cila sot e mposhti Lituaninë, me rezultat bindës 3-0.

Ndeshja kundër bullgareve luhet më 10 prill. Ky turne do t’i shërbejë përzgjedhës Anneli Anderson për ta përgatitur ekipin sa më mirë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025, që nisin në vjeshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Japonisë ka premtuar se do të sigurojë 7.6…