Parashikimi i motit për vikend

07 prill 2023 | 19:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet të jetë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta. Në viset elarta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK-ja.

Ndërkaq të dielen parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesen e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të shënojnë rritje të lehta, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë rreth 10 gradë Celsius”.

“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS” së bashku…