Nga seanca raportuese e Kryeminsitrit për punën dy vjeçare të Qeverisë

07 prill 2023 | 23:06

Fjalim i mbajtur nga deputeti Hisen Berisha në seancën parlamentare.

I tërë fokusi i debatit për Raportin e qeverisjes dy vjeçare, të hartuar në frymën e propagandës së partisë, do të duhet zhvilluar përmes pyetjes, cili është numri i të rinjëve me tituj akademik, jo më kanalrrëmihes, numri i mjekëve, Oficerëve, NO dhe Ushtarëve të Forcës, si dhe policëve, që e kanë lëshuar vendin dhe punën në Kosovë, e kanë migruar jashtë, gjatë këtyre dy viteve?

Kjo është kryetema që duhet të trajtohet në raprotimin e Kryeminsitrit Kurti për dy vite qeverisje dhe tre vite uzurpim të pushtetit me votën e fituar me mashtrim dhe kauza të rrejshme, për të cilat i tërë populli e mergata janë të zhgënjyer por se më, është e pa mundur ta rrëzojnë nga pushteti në rrugë ligjore.

Duhen përgëzuar pozita, për aftësinë e tërheqjes së opozites në fushën e  tyre të debatit, duke shmangur vëmendjen nga temat e ndjeshme për vendin.

Më e rëndësishme do të ishte të debatohet për pasojat nga implementimi i Planit feanko-gjerman dhe Aneksit të Ohrit.

Duke qenë kohërent me përmbajtjen e raportit të qeverisë, gjuhën e shifrave dhe “fjalët tuaja për bukuri” të renditura me gjuhë tipike të personazhëve të Xhorgj Oruellit, u detyrova që ta rishfletoj për të kutpuar gjuhën e mashtirmit qeveritar, e cila mund të përmblidhet në pak tema:

– Në aspektin ekonomik,  falimentimin ekonomik të shtetit! Asnje investim; ndalje e projekteve zhvillimore,  suficit buxhetor, që ka dyshime se pararë  nuk janë as në thesar, për çgjë pres nga prokurori shtetit edhe një komision ad hock parlamentar, ta hetoj ketë; 27 mij biznese që e kanë ndalur apo shuar veprimtarinë, ku si pasoj kemi 330 mijë punëtor të larguar, ndalje totale e zhvillimit.

– Në aspektin social, varfërim i skajshëm i qytetarëve, çka LVV e kanë pasur edhe doktrinë qeverisësë “varfëro qytetarin pastaj sundoje”!

Ndaj si rezultat kemi 431 mijë njerëz që janë kthyer në kategori sociale pra që jetojnë me nga 100 euro ndihmë sociale, ka hapur 13 guzhina popullore, që të varfërit të mund ta hanë një vakt ushqim falas, tani pas 24 viteve liri.

– Si pasoj kemi afër 200 mijë të rinjë, qytetarë të Kosovës që kanë migruar jashtë vendit.

– Në aspektin politk, përmes reformatimit e ka kthyer procesin politik mbrapa, largë finalizimit të ndarjes me Serbinë.

Nuk është vetëm kjo që përbën shqetësim, por po vijojnë takimet e zv.Kryeministrit e Kryenegociatorit, lidhur me implementimin e dakordimeve gojore të Brukselit, për Planin franko-gjerman dhe Aneksin e Ohrit, pa e përfillur Platformën e miratuar nga kuvendi përdialogim, që ia imponon raportimin para dhe pas takimeve.

Tanimë, qeveria veç i ka bërë hapat konkret në implementimin e detyrimeve të para, siç ishte këto ditë marrëveshja për të zhdukurit, përmes të cilës po amnistojnë Serbin nga të qenurit adresa shtetrore e përgjegjësisë, me formulimin “të zhdukurit me forcë”.

Pra  a duhen identifikuar këto forca kush ishin dhe cila ishte hierarkia e përgjegjësisë së tyre. Serbia kishte Forcat e Armatosura – Ushtrinë, Milicinë dhe paramilitarët që përfshinin strukturat e njohura kriminale  e që me vendim të SHP të ish Atmatës, ishte strukturuar nën komandën e përgjithshme të luftës në RFJ.

Nëse “të zhdukurit me forcë” nuk janë viktima të këtyre forcave të Serbis, atëherë Serbia po amnistohet nga përgjegjësia. Zatën ketë amnistim, kjo qeveri e ka edhe pikën e parë në marrëveshjen e tradhtisë, Planin feanko-gjerman në Bruksel dhe Aneksin e Ohrit.

Deri sa Kryeministri e qeveriatarët raportonin për “arritjet epokale” të Kosovës sipas tyre, pa e marr bekimin e Kuvendit, sipas Platfotmes për dialog që vet ky Kuvend e ka votuar, kryenegociatori po merr detyrat për implementim të “zajednicës” si autonomi politike në Veri.

Kjo po bëhet drejtëpërdrejtë, meqë tani si Kosovë nuk jemi të drejtë  të bëjmë interpretim të atyre detytimeve/ marrëveshjeve deklarative, të pa ratifikuara në Kuvend, veç të marim zotim për implementim të marrëveshjeve deklarative të gatshme, ashtu siç i interpreton Lajçak, për çdo temë.

Sipas informatave publike, po del që Danjella Vujiç, qënka autorizuar për krijimin e grupit për formim të “zajednicës” .

Kjo tregon se zajednica është me e madhe se komuna, ngase atë, po e krijon si kategori jashtë zgjedhjeve si instrument i pushtetit në demokraci.

Kryetari i zajednicës pra, sipas kësaj praktike dhe me ketë frymë, mund të zgjedhet nga lista serpska, e jo nga delegatët e asambleve komunale me votim.

Indikacione këto që vërtetojnë deklaratën, se marraveshja e Ohrit e kthen në fuçi kushtetutën e kohës së Serbisë së Millosheviçit, pra e kthen Serbinë në Kosovë, së largu siç ka deklaruar presidenti serb Vuçiq, “deri në fund të mandatit të tij”, duke e akomoduar në ofertën/formulën e Millosheviçit, “më shimë se autonomi, e më pak se pavarësi”. Pra, “Republika e tretë” nga plarforma juaj elektorale, në Jugosllavinë e re.

Madje nga tabori i sojit tuaj politik, është konstatuar se ka pasur më shumë demokraci në Serbi më heret, duke prejudikuar kohën e Serbisë së Millisheviçit, se sot, në regjimin e Gebelsit të tij, Vuçiq, ku ju po e ktheni Kosovën, siç deklaroi ai deri në fund të mandatit të tij presidencial.

Kjo do të duhej të përbëj temën e debatit dhe shqetësimin tonë jo vetëm parlamentar.

Provoni të mos spekuloni për përfitime politike partiake, me çështjen e ngritjes së kapaciteteve ushtarake dhe ndërtimin e sistemit të mbrojtjes. Kjo çështje qëndron mbi partitë dhe është meritë ekskluzive e ushtarakëve të të gjitha niveleve, stafit të ekspertëve civil dhe partnerëve ndërkombëtar që punojnë atje.

Edhe pjesmarja në Defenderi 3, e para tij edhe dy tjere, ku pritet të çertifikohen dy Rexhimente të këmbsorisë, edhe e Aeroportit të Gjakovës, i cili ka kaluar nën administrim të MM dhe Forcës, qysh herët në qeverinë Mustafa, edhe kushtet e shërbimit mbesin po ato, në varfëri sociale, si ushtarët ashtu edhe zyrtarët civil ku paga prej 1200e ka rënë në 529e.

Pra, mos u mundoni të përfitoni duke spekuluar me temat e Ushtrisë, etj. Mbane fokusin tek implementimi i marrëveshjes së Ohrit për Planin franko-gjerman, apo siç ka deklaruar nga kjo folotore ish kryetari i Kuvdndit, plani i “kthimit të Serbisë në Kosovë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Tregtare Kosovaro-Turke, ka organizuar iftar për qytetarët e Prishtinës…