Ligji i Pagave në Kushtetuese, Haxhiu: Avokati i Popullit ia hoqi ‘maskën’ Qeverisë dhe deputetëve të VV-së – GazetaBlic

08 prill 2023 | 21:28

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar rreth vendimit të djeshëm të Avokatit të Popullit i cili e dërgoi Ligjin e Pagave në Gjykatë Kushtetuese.

Haxhiu ka thënë se dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi ‘maskën’ Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se qindra ankesa te Avokati i Popullit për këtë ligj, janë dëshmi se kjo shumicë parlamentare është e ‘padijshme’ dhe e ‘papërgjegjshme’.

Reagimi i plotë:

Dërgimi i Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, ua hoqi maskën Qeverisë dhe Grupit Parlamentar të LVV-së.

104 ankesa të dorëzuara nga subjekte të ndryshme të sektorit publik te Avokati i popullit tregojnë pakënaqësinë e nëpunësve publik me Ligjin e Pagave të miratuar nga kjo mazhorancë e pa dijshme dhe e papërgjegjëshme.

Ankesat janë kryesisht për shkak të trajtimit jo adekuat, jo të barabartë, ulje të koeficientit, zvogëlimin e pagave, heqjen e shtesave etj.

Sipas Avokatit të Popullit procesi i miratimit të Lgjit të Pagave nuk ka qenë transparent, i përgjegjshëm dhe as demokratik.

Ligji nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as me frymën e Aktgjykimit KO219/19 të Gjykatës Kushtetuese.

Shpresoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i shpejtë dhe i drejtë për të eleminuar pabarazinë dhe padrejtësitë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave deputetët e Kuvendit duhet të reflektojnë dhe të miratojnë ligje për interesa të qyetarëve të vendit dhe jo për interesa të politikës ditore për dëshirën e “shefit”.

Pushteti gaboi që injoroi amandamentet tona në Ligjin e Pagave dhe kërkesat e sindikatave sepse do të eleminoheshin me kohë padrejtësitë dhe pabarazitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së fundmi është bërë praktikë që ligjet e Qeverisë Kurti…