Kurti për Bad News Eagles: Shumë suksese e përpara për fitore të reja

08 prill 2023 | 22:55

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar ekipin e Bad News Eagles për kualifikimin në Majorin e Parisit në CS:GO.

Kurti ka thënë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Ai shtoi se është i lumtur me potencialin e rinisë tonë.

“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë”, ka shkruar Kurti në Instagram.

“Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio fiton duelin ndaj Juventusin dhe konsolidon pozitën e saj…