Osmani: Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare

09 prill 2023 | 11:06

Presidentja Vjosa Osmani në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës ka theksuar se Kushtetuta është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera tjera.

Ajo ka theksuar se nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, duhet t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës.

“Sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë. Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane. Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës. Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohëve të fundit po përflitet se se Kylie Jenner dhe…