Për festën e Pashkëve, Haradinaj viziton familjen e Kolaj dhe Prenaj
09 prill 2023
| 12:09
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e Pashkëve katolike ka vizituar familjen e Engjull Kolaj në Zllakuqan dhe familjen e Kolë Prenaj në Dresnik të Klinës.
“Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjen e Engjull Kolaj në Zllakuqan dhe familjen e Kolë Prenaj në Dresnik të Klinës, si dikur me brezin e vjetër edhe tash me brezat e rinj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka shkruar se festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri.
“Lutemi që kështu të jetë përgjithmonë. Festofshim gjithmonë të bashkuar!”, ka shkruar Haradinaj.