Tentoi të kalonte kufirin me një armë të fshehur në bagazh, arrestohet një 41-vjeçar nga Kukësi

09 prill 2023 | 16:05

Një 41-vjeçar në Qafë Prush të Hasit është arrestuar nga policia, pasi tentoi të kalonte kufirin me një armë sportive të fshehur në bagazhin e veturës.

I arrestuari, banues në Kukës, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë,…