Ferizaj shënon fitore të madhe ndaj Gjilanit

09 prill 2023 | 17:02

Ferizaj e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Gentrit Halili, në minutën e 30’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ferizaj shënoi edhe njëherë me anë të Gentrit Ramusas, në minutën e 53’,  për ta vulosur fitoren. Ferizaj pas fitores largohet nga zona e barazhit dhe kalon në pozitën e shtatë me 31 pikë.

Ndërkohë Gjilani renditet në pozitën e tretë me 40 pikë, pas 28 ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka kujtuar betejën…