Ky është punëtori i bashkisë që vrapoi nga Saranda në Tiranë

09 prill 2023 | 21:32

Në Sarandë e njohin të gjithë. Alush Çukari çdo ditë punon për të mirëmbajtur qytetin bregdetar. Prej 8 vitesh 55-vjeçari është punonjës i bashkisë për kanalizimet dhe ujësjellësin.

“Puna është e përditshme. Ka edhe ditë që punojmë të shtunë dhe të dielë. Nuk kam orar për t’u stërvitur. Dal shpesh në mëngjes ose në darkë vonë.”

Por Alushi ka një pasion të hershëm. Menjëherë pasi përfundon orarin zyrtar të punës ai nis stërvitjen. Alushi që në fëmijëri është marrë me sport, atletikën, por edhe notin.

“Pasioni për sportin më ka lindur që i vogël. Fakti që jam edhe nga Saranda që i vogël u mora me notin.”

Në verën e vitit 2022, Alushi vrapoi nga Saranda drejt Tiranës. Dhe më pas nga Saranda në Delvinë.

“Në 2022 në korrik mora iniciativën të vrapoja nga Saranda në Tiranë. E realizova me sukses, me 9 segmente. Doja të provoja veten time isha i bindur me stërvitjet që kisha bërë gjatë viteve. Këtë maratonë ia kushtova festive të nëntorit. Pastaj vrapova nga Saranda në Delvinë për nder të aktores Hajrie Rondo“

Puna në bashki thotë se nuk e pengon për t’u stërvitur.

“Mirë do ishte që të mbroja profilin e punës. Të kalojë në një punë pak më të lehtë. Është punë e vështirë kjo që kam unë.”

Alushi mendon se nuk është vonë për ta çuar në një tjetër nivel pasionin e tij.

“Kërkoj nga klubi i sportit dhe bashkia e Sarandës që të ndërroj profilin e punës që të më japë mundësi të stërviten. Të jetë një punë më e lehtë. Kërkoj edhe nga federate e atletikës që të marrë pjesë në maratona ndërkombëtare për të përfaqësuar Shqipërinë.“

Për pjesëmarrjen e tij në maratonat e vrapit, 55-vjeçari është vlerësuar me çmime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raketat ruse që godasin Ukrainën teorikisht mund të rrëzohen nga…