Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999-es do të mbahet mend gjatë

10 prill 2023 | 11:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare.

Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

Nga aty, Haradinaj tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre.

“Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundësi me marrë asgjë me vete por vetëm me shpëtuar jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajt me javë të tëra pra burra, gra e fëmijë e pleq dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”, tha Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje vetëm në tre muajt…