LDK-ja për rritjen e çmimit të rrymës: Kjo qeveri është e paaftë

10 prill 2023 | 12:40

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

LDK-ja ka përmendur bllokun A5 dhe faktin që ky bllok ishte lënë jashtë funksionit për 9 muaj.

Postimi i LDK-së:

❗️Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.

❗️Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.

❗️Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.

❗️Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.

Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, sot është takuar me ministrin…