Ronaldo bëhet nervoz pasi barazoi ekipi i tij (video)

10 prill 2023 | 13:21

Cristiano Ronaldo po përjeton momente të ëmbla dhe të tharta në aventurën e tij të re në Arabinë Saudite. Ish-ylli i Real Madridit, i cili e përfundoi transferimin te Al Nassr më 30 dhjetor, ka shënuar gola në klubin e tij të ri.

Por, ai po përjeton edhe momente të vështira, siç është ndeshja e kësaj fundjave ndaj Al-Feihas.

Portugzi pasi la përvojën e tij të vështirë në Manchester United, u përball me disa kundërshtarë për t’i qortuar për qëndrimin e tyre në fushë:  “Nuk doni të luani”, u tha troç në fytyrë.

Barazimi i kësaj fundjave i lë ata larg titullit pas humbjeve të mëparshme kundër Al Ittihad dhe Al Ëehda.

Ronaldo, i cili pati disa përplasje me kundërshtarët, ishte i pari që u largua nga fusha. Ai me sa duket po nënkuptonte se Al-Feiha po luante atë që shumë mund ta quajnë ‘anti-futboll’, duke kërkuar të frustronte kundërshtarin dhe të prishte lojën në vend të sulmit.

Al Nassr tani është tre pikë prapa liderit të Ligës Pro Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thuhet se Vladimir Putin po vuan nga “dhimbje të forta…