![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/rusi.webp)
Finlanda anëtare e NATO-s, Rusia rrit mbrojtjen ajrore në veriperëndim
Rusia planifikon që të rrisë mbrojtjen ajrore në kufirin e saj veriperëndimor për t’iu përgjigjur anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Lajmin e ka bërë me dije një komandat i forcave ajrore të Rusisë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Po ashtu, Andrei Demin, zëvendëskomandanti i përgjithshëm i Forcave të Hapësirës Ajrore, ka thënë se reformat e mëtejshme të mbrojtjes ajrore ruse janë “pa dyshim të planifikuara dhe se do të zbatohen”.
Në një intervistë të botuar të hënën me gazetën zyrtare të ministrisë së mbrojtjes Ylli i Kuq, Demin tha se qëllimi i ndryshimeve të ardhshme është zhvillimi i forcave të armatosura, që synojnë përmirësimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të Federatës Ruse.
Kujtojmë se Rusia ndan një kufi prej 1,300 km me Finlandën, e cila iu bashkua NATO-s javën e kaluar, pas një vendimi të nxitur nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.
“Në këto kushte, forcat e mbrojtjes ajrore po merren me çështje të mbrojtjes së kufirit shtetëror në veriperëndim të vendit në përputhje me nivelin e rritur të kërcënimit”, ka thënë Demin. /A2news