Ministria e Hekuran Muratit shpenzoi veç 2 për qind të buxhetit për investime kapitale

10 prill 2023 | 15:06

Hekuran Murati është ministri më i “dështuar” i qeverisë Kurti. Ai ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit  të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për investime kapitale gjatë vitit 2022.

Kështu është bërë me dije në një infografikë të Institutit GAP.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht kritikohet për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është pothuajse zero për qind, shkruan “Frontonline”.

Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-ës ishin vetëm 9 për qind, më e ulta në dhjetë vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i përgjithshëm familjeve nën asistencë sociale në vend është…