Së shpejti do të finalizohet projekti më i madh për agro-turizmin

10 prill 2023 | 17:03

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar Hetem dhe Mustafë Begun, të cilët janë kthyer në vendlindje dhe kanë investuar në agro-turizëm.

“Hetem e Mustafë Begu, përpos veprimtarisë bujqësore si pasion e tanimë edhe angazhim ditor, kanë të përbashkët edhe kthimin në vendlindje pas dekadave në mërgim, respektivisht Hetemi nga Suedia e Mustafa nga Amerika. Të dy zgjodhën që të kthehen në fshatin Kaçandoll dhe të angazhohen me qëllim të gjallërimit të kësaj zone pikërisht përmes aktiviteteve bujqësore”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Hetemi ka konceptuar dhe është në proces të realizimit të projektit pë agro dhe eko-turizëm ndërsa Mustafa merret me blegtori dhe mbarështon një numër të konsiderueshëm të gjedheve.

“Kemi 3.5 milionë euro të dedikuara për agro-turizëm dhe zhvillim rural ndërsa ditëve në vijim do ta finalizojmë projektin më të madh nga pas-lufta po në agro-turizëm. Kosova ka potencial zhvillimor ekonomik në agroturizëm si dhe prodhimtari të ushqimit bio, organik e të shëndetshëm, andaj i përgëzoj Hetemin dhe Mustafën për investimet e tyre në vendlindje dhe ju bëj thirrje të gjithë mërgatës sonë, që ta ndjekin shembullin e tyre”, ka shkruar ministri Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 20 nga 30 minatorët e minierës së “Trepçës”, të…