Gabriel Escobar mbërrin nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

10 prill 2023 | 20:11

Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet që nesër të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Mësohet se Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 Prill.

Ndërkohë, bëhet me dije se i dërguari special i Shtetve të Bashkuara të Amerikes do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit, Bajram Begaj më pas edhe me kryministrin Edi Rama.

Gjithashtu, Escobar pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj dhe deputetin Gazment Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka blerë një rezidencë të madhe në mes të…