Shtyhet për të mërkurën mbledhja e KQZ-së, Elezi jep detaje

11 prill 2023 | 11:28

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shtyrë për të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi u ka thënë medieve se anëtarët kanë konstatuar se u duhen më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.

Sipas tij, kjo u bë e ditur në momentet e fundit derisa po diskutohej në Këshillin për Operacione Zgjedhore.

“Në momentet e fundit derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, ku po trajtoheshin shumë çështje që priteshin të dilnin sot më rendin e ditës, anëtarët e KQZ konsideruan se do të duhej më shumë informacione në lidhje më rendin e ditës”.

“Mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00 u shty për ditën e nesërme, për orën e saktë do të iu njoftojmë”, ka theksuar Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar…