Arrestohet në Han të Elezit 31-vjeçari i cili ishte në kërkim nga policia

11 prill 2023 | 11:34

Mbrëmë, në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar G.P (M/K) i moshës 31-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shtyrë për…