Krasniqi: Agim Ramadani dha shembullin e veçantë se si duhet të mbrohet atdheun

11 prill 2023 | 13:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar komandant Agim Ramadanin, në përvjetorin e rënies së tij.

Ai ka thënë se Agim Ramadani ka dhënë shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu.

“24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant ‘Katanës’. Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më. Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, ka shkruar Krasniqi.

!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë qarkulloi një bisedë sipas të cilës…