Liga e Kampionëve, City luan sonte kundër Bayernit

11 prill 2023 | 14:08

Liga e Kampionëve rikthehet sonte për të zhvilluar fazën çerekfinale.

Ndeshja kryesore është ajo në mes të Manchester Cityt dhe Bayern Munichut.

Dueli që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Etihad”, me dy ekipet që cilësohen si të barabartë në letër.

Për këtë ndeshje, City nuk mund të llogarisë në Phil Foden që është i lënduar, përcjell “BBC Sport”.

Në anën tjetër, Bayerni do të kenë shumë mungesa si Maxi Eric Choupo-Moting, Lucas Hernandez dhe Manuel Neuer, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Man City: Ederson; Akanji, Ruben Dias, Ake, Stones, Rodri, Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish dhe Haaland.

Bayerni: Sommer, Pavard, De Ligt, Upamecano, Davies, Kimmich, Goretzka, Coman, Musiala, Mane dhe Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri është rrëfyer për jetën…