Lekaj: Do ta kundërshtojmë asociacionin nëse ka kompetenca ekzekutive

11 prill 2023 | 15:16

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ka ardhur koha që të ndhaën njëherë e përgjithmonë rrugër me Serbinë.

Në këtë kontekst, Lekaj e ka parë edhe arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila ka marrë mbështetjen e AAK-së.

“Marrëveshja me Serbinë është një marrëveshje e cila i ka dhanë Kosovës mundësinë e vazhdimit të shumë proceseve tjera. Është një marrëveshje e garantuar nga fuqitë perëndimore, saktësisht e planit franko-gjerman. Është koha që të ndahen një herë e përgjithmonë rrugët me Serbinë, dhe të vazhdojmë tutje në proceset integruese të Evropës”, ka thënë Lekaj në një intervistë për “Epokën e re”.

Ndërsa sa i përkët Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është pjesë e marrëveshjes, Lekaj ka thënë se do ta kundërshtojnë nëse do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Ende nuk dihet formati konkret i funksionimit të asociacionit kur të fillojë funksionimi në tërësi. Ne kemi përkrahur marrëveshjen ku nuk parashihet asociacioni me kompetenca ekzekutive, dhe do ta kundërshtojmë një asociacion me kompetenca ekzekutive nëse ai do të bëhet në realitet dhe do ta rrezikon shtetësinë dhe të drejtën e Kosovës”, ka thënë Lakaj.

Intervista e plotë:

Opozita është konstruktive, qytetarët të zhgënjyer me qeverinë Kurti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë jo transparente ka nisur dhe po vazhdon seanca…