Pak orë para vizitës së Biden, gjenden 4 bomba në varreza në Irlandën e Veriut

11 prill 2023 | 20:11

Policia në Irlandën e Veriut zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.

“Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues ,” tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.

Biden pritet të mbërrijë në Belfast sonte vonë, në Irlandën e Veriut, e cila po shënon 25 vjet nga marrëveshja e paqes e së Premtes së Mirë që i dha fund gjakderdhjes në rajon.

Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.

“Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin,” shpjegoi Singleton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur mbrëmë Bastri Fazliu, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të…