Escobar në Tiranë: Kandidatët të kenë integritet në zgjedhjet e 14 majit

11 prill 2023 | 21:00

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, mbërriti sot në Tiranë për takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Ambasada e ShBA-së përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook shprehet se Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Ai do të diskutojë gjithashtu bashkëpunimin ShBA-Shqipëri për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia kreu një “sulm masiv” sot në qytetet e vijës…