Dënohet me 10 vjet burgim, mësuesja kreu marrëdhënie seksuale me nxënësin e mitur

11 prill 2023 | 21:02

Stefanie Kelsey, u dënua me 10 vjet burgim në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mësuesja 35-vjeçare kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës të mitur. Sipas mediave, Kelsey akuzohet për abuzim dhe shfrytëzim seksual të një nxënësi të moshës rreth 15-vjeçare.

Raportohet se ajo ka kryer marrëdhënie në shtëpinë e saj, por edhe në një park publik.

Ngjarja ndodhi në mars të vitit të kaluar.

Prindërit e djalit kishin mësuar rreth ngjarjes disa muaj më vonë. Stefanie Kelsey, kishte qenë mësuese e arsimit special në shkollën e mesme në Lake View

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin…