Lakersat triumfojnë në kohën shtesë dhe kalojnë në play-off

12 prill 2023 | 11:01

NBA kanë nisur ndeshjet e fazës “play in”, ku luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10 në të dyja Konferencat. Të parat kanë zbritur në fushë skuadrat e klasifikuara në vendet 7-8, ku nuk kanë munguar surprizat.

Në Perëndim, Los Angeles Lakers fitoi 108-102 ndaj Minnesota-s, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. LeBron James me 30 pikë e 10 rebound ishte më i miri për kalifornianët, mbështetur nga Davis me 24 pikë e 15 rebound, si dhe Schroder me 21 pikë. Vendimtar ishte stoli nga ku erdhën 40 pikë.

Lakers kualifikohen direkt për në çerekfinale, ku do të luajnë ndaj Memphis Grizzlies. Ndërsa Minnesota, ka edhe një ndeshje shtesë me skuadrën që do të dalë fituse nga ndeshja tjetër “play in” në Perëndim mes New Orleans e Oklahoma City Thunder.

Në Lindje, Atlanta Hawks fitoi 116-105 jashtë fushe ndaj Miami Heat, duke siguruar kështu çerekfinalet, ku do të luajë ndaj Boston Celtics. Ndeshja u dominua nga miqtë, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Young ishtë më i miri me 25 pikë. Stoli i Atlantas realizoi 51 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Lowry për Miami. Ekipi nga Florida do të ketë edhe një shans tjetër, teksa do të ndeshet me fituesin e çiftit Toronto-Chicago.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zane e malit! Shkruan: Pranvera Qerimi Pluhurin ajo e thith…